Ky Lexus do të jetë, i fokusuar për pistë
Deri më tani, kemi mësuar se Toyota do ta lansojë modelin Supra në Detroit Auto Show, që zhvillohet në janar të vitit që vjen, transmeton Telegrafi. Divizioni luksoz i Toyotas, Lexus njoftoi se do të prezantojë në po të njëjtën panair, një model të ri.
Për disa muaj, ka pasur lajme të pakonfirmuara dhe është parë duke u testuar, ajo që besohej të jetë modeli ri i RC F.
Bob Carter që është zyrtar kryesor i Lexus Për Shtete e Bashkuara, ka konfirmuar se kjo makinë do të emërohet Lexus RC F Track Edition, teksa do të prezantohet në Detroit krahas Supras.
Asnjë e dhënë tjetër nuk është bërë e ditur për këtë Lexus, vetëm se është treguar një detaje, që tregon mjaft për këtë makinë. Në pjesën e pasme e ka një krah gjigant, që nënkupton se do të ketë fuqi dhe shpejtësi të lartë. /Telegrafi/