Site icon Telegrafi

Destruktiviteti i serbëve unifikon partitë shqiptare

Shantazhet dhe bojkoti që kanë filluar nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ndaj institucioneve, Qeverisë dhe Kuvendit, nën ndikimin direkt të Serbisë dhe politikës antishqiptare që udhëheq akoma ky shtet ish agresor, sipas analistëve politikë në vend, po ndikon që partitë shqiptare në Kosovë të këndellen dhe t’i fillojnë t’i unifikojnë qëndrimet e tyre në interesin nacional.

Analisti politik Fadil Lepaja thotë se sado që refuzimi i serbëve paraqet një sfide serioze, lidershipi politik kosovar dhe institucionet duhet të jenë të kujdesëm të veprojnë me maturi, si pozita edhe opozita, ngase procesi i integrimit është i vështirë, por nuk është i paarritshëm.

“Refuzimi i serbëve që të integrohen nën ndikimin e Beogradit gjithsesi ndikon në shumicën e proceseve në këtë vend, por kjo mendoj se nuk duhet që të dekurajojë institucionet e Kosovës të vazhdojnë me politikë të urtë të integrojnë serbët në jetën shoqërore, politike dhe institucionale të vendit. Mendoj se politika kosovare, pozita dhe opozita, kanë përgjegjësi, sepse nuk arritën të bëjnë ofertë dhe të komunikojnë mirë me komunitetet, sidomos serbët. Natyrisht përgjegjësinë kryesore e ka pozita, por duke qenë se po flas për periudhën e pasluftës kjo përfshin në përgjegjësi të gjithë që ishin në pushtet”, tha analisti Lepaja për “Kosova Sot”.

Exit mobile version