Telegrafi

Destiny’s Child ribashkohen në Superbowl

Këngëtarja 31-vjeçare e filloi performancën e saj, në pauzën e dy pjesëve të ndeshjes së famshme sportive, me këngën “Crazy in Love” dhe “Til the End of Time”, para se të këndojë “Baby Boy”, derisa në prapavijë paraqiteshin holograme (pamje të këngëtares). Dhe në mes të këngës Beyonce dhe anëtaret tjera të grupit dolën lartë në skenë për të kënduar këngët “Bootylicious” dhe “Independent Women”.

Dy anëtaret tjera, Michelle dhe Kelly, më pas u larguan duke e lënë Beyonce dhe një ushtri valltarësh të performojë hitin “Single Ladies (Put a Ring on It)”. /Telegrafi/