Site icon Telegrafi

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Stilium ka mbledhur influencerët, VIP-të dhe klientët besnik për të përjetuar aventurat e blerjeve këtë të shtunë më 11.05.24, në Albi Mall.

Bashkë me fillimin e stinës së re, Stilium shfaqi koleksionin e ri, pranverë/verë 2024 me një event të veçantë, Shopping Day. 

Gjatë kësaj mbrëmje të magjishme, pjesëmarrësit ishin të parët që ju mundësua kontakti me trendet e reja të modës, duke u shoqëruar nga një atmosferë e veçantë dhe surpriza të paharrueshme.

Të pranishmit ndjekën koleksionin e ri duke e përjetuar një përvojë tërësisht të re, të pasuruar me muzikë të bukur dhe një koktej bar tërheqës, ofruar nga partnerët tanë të çmuar: Plantaze, Pallini dhe Tanqueray. 

Përzierja e pijeve të freskëta dhe ëmbëlsirat e shijshme bënë këtë event të jetë edhe më frymëzues për të gjithë të pranishmit.

Por surprizat nuk mbaruan këtu!

Klientët u shpërblyen me dhurata ekskluzive dhe oferta të veçanta. 

Për të festuar besnikërinë e tyre, Stiliumi ofroi një zbritje të jashtëzakonshme prej 25% në të gjithë koleksionin e ri gjatë gjithë ditës së eventit.

Trendet e reja për pranverë/verë 2024 tashmë janë zbuluar, por aventura në botën e modës nuk ka përfunduar ende. 

Vizitoni të gjitha pikat e Stilium për të zbuluar më shumë trende të bukura dhe për të shtuar atë që i mungon garderobës suaj për këtë sezon. 

Shihemi së shpejti për më shumë surpriza dhe ngjarje të këndshme nga Stilium!

Exit mobile version