Telegrafi

Destani: Kam dëshirë që jeta private të jetë private

(Foto: Instagram/blerimdestani)

Blerim Destani edhe një herë ka zgjedhur të diskret në lidhje me jetën e tij private.

Gjatë një prononcimi për Shqipëria Live në Top Channel, aktori i famshëm është pyetur nëse ka plane të bëjë një dasmë shqiptare.

“Unë nuk e di, por ata që më njohin pak e dinë se unë jetën private e mbaj private. Kam dëshirë që jeta private të jetë private, puna është punë”.

(Foto: Instagram/blerimdestani)

“Natyrisht që një dasmë e madhe është mirë të jetë, por nuk i dihet”.

Lexo po ashtu Blerim Destani: Jam një adhurues i Shqipërisë, sidomos i Kosovës

“Një dasmë si i bëjmë ne shqiptarët, por akoma nuk i dihet”, është shprehur aktori.

(Foto: Instagram/blerimdestani)