“Me konceptin e ri të TIDZ, ne kemi futur mekanizma për mbrojtjen e interesit publik”, tha për “Kanal5” Jovan Despotovski, drejtor i TIDZ.
“Absolutisht të gjithë klientët, potencial dhe aktual, kalojnë një proces të detajuar të shqyrtimit. Jemi duke punësuar një firmë audituese ndërkombëtare, e cila në raportin fillestar për këtë kompani nuk ka treguar ndonjë rrezik serioz. Dhe vetë kontrata, të cilën e nënshkruam dje, përmban klauzola mbrojtëse.
Dhënia e ndihmës shtetërore varet nga dinamika me të cilën investitori do të realizojë investimin dhe natyrisht nga plotësimi i kushteve të parashikuara në kontratë.
Kompania nuk do të marrë para paraprakisht, por ka afate dhe data specifike që duhet të respektohen. Theksoj se mbështetja e shtetit do të realizohet në 5 vitet e ardhshme dhe siç thashë kemi mekanizma për mbrojtjen e interesit publik”, tha Despotovski në lidhje me marrëveshjen që u nënshkrua dje me kompaninë gjermane “NEXT.E.GO MOBILE”, e cila do të investojë në një fabrikë për prodhimin e veturave elektrike.
Despotovski tregoi se makinat e para e.GO të prodhimit maqedonas priten në vitin 2024./Telegrafi/