Telegrafi

Despotovski: Investimi gjerman nuk është i asnjë partie, por i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë

“Po ndjek me vëmendje diskutimin dhe deklaratat publike lidhur me investimin e ri gjerman në Maqedoni. Dy gjëra për sot: e para, investimi nuk është as OBRM-PDUKM, as LSDM, por të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thotë Despotovski dhe shton:

“Së dyti, lidhur me deklaratën e shkruar nga struktura aktuale drejtuese e LSDM-së.

Ne nuk mund të luftojmë “përvetësimin” e së vërtetës duke krijuar “të vërtetën tonë” për gjërat që i gjithë publiku i dëshmoi vetëm një vit më parë.

Rolin prijës në realizimin e këtij investimi e ka ekipi i ZZHIT-it, i cili punoi me përkushtim dhe profesionalizëm, prandaj ky investim i ri është investim për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, e jo për partitë politike!”, tha Despotovski./Telegrafi/