Site icon Telegrafi

Despotovski: Fondi për zhvillim do të ndikojë pozitivisht në ekonomi edhe pse ka komente negative (Video)

Drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski sot nga Qeveria e Maqedonisë ka dalë me një konferencë për shtyp në lidhje me ndodhitë në Maqedoni që janë të lidhura me këtë fond dhe me përfituesit e granteve nga Qeveria për zhvillim të shtyllës së tretë të ekonomisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot jam këtu pasi pati shumë komente për fondet. Gjithashtu desha të them se ne presim rezultate të mira nga këto fonde që do t’ju ndahen kompanive që i kanë fituar. Kemi organizuar 20 takime profesinale për t’i njoftuar kompanitë për të aplikuar. Këtë e bëmë sepse është diçka e re. Ishte shumë e rëndësishme për neve që kompanitë që të jenë të informuara. 80 kompani vendore dhe 5 të jashtme e kanë ndjekur këtë proces, pra vendimmarrjen. Mbi 250 kompani kanë aplikuar, 160 kanë fituar grante, 30 kompani kanë marrë datë për të rregulluar aplikimin për të fituar grantin më vonë. Bashkë-investim i kompanive është 9 milionë euro. Rroga mesatare nga këto grante është 40 mijë denare. Deri tani nuk është paguar asnjë denar ndaj kompanive. Sipas kësaj deri tani, të gjithë kanë mundur t’i shohën rezultatet për fituesit” tha Despotovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Despotovski gjithashtu tha se në interes të publikut, kompanitë fituese të grantit të tregojnë se kush është themelues i tyre dhe se të njejtat a kanë ndonjë person me pjesmarrje në vendimmarrje në shtet. Nëse ka konflikt interesi atëherë do të largohen nga konkurrimi.

”Në aplikimin e radhës, çdo kompani duhet të deklarohet se a kanë ndonjë person që udhëheq ndonjë funksion publik” përfundoi Despotovski.

Ai para gazetarëve tha se në konkurrimin e ardhshëm për këtë fond do të ketë ndryshim të rregullave për të ikur këtyre polemikave në publik. /Telegrafi/

Exit mobile version