Site icon Telegrafi

Despoti publikon albumin e ri “23”

Foto: Despot/Instagram

Rep-artisti i ri i skenës, Despoti, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për albumin me titull “23”, të cilin e ka promovuar të enjten në Kino “Armata”, në Prishtinë.

Albumi është publikuar i gjithi i përmbledhur përmes një videoje në YouTube, ku ka të inkuadruar këngët: “Fantazi”, “Hppd”, “Fryma malit”, “Radioaktiviteti/Telepati”, “A je qut” dhe “Qiell”.

Foto: Despoti/Instagram

Për realizimin e albumit, Despoti ka bashkëpunuar me një sërë emrash të njohur të zhanrit të cilin i përket.

Për muzikën, ai ka bashkëpunuar me Genc Elezajn në një proces, i cili ka zgjatur plot gjashtë muaj, gjersa vargjet e teksteve i ka shkruar vet.

Despot edhe pse i ri në moshë, duket një emër premtues i zhanrit rep dhe jo vetëm. /Telegrafi/

Exit mobile version