Site icon Telegrafi

“Despacito” vë rekord të ri, kalon gjashtë miliardë shikime në YouTube

NEW YORK, NY - JANUARY 28: Recording artists Luis Fonsi (L) and Daddy Yankee perform onstage during the 60th Annual GRAMMY Awards at Madison Square Garden on January 28, 2018 in New York City. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for NARAS)

Megahiti “Despacito” i këngëtarit Luis Fonsit dhe reperit Daddy Yankee ka vënë një rekord të ri në YouTube duke kaluar shifrën prej gjashtë miliardë shikimesh.

Konfirmimin e ka bërë të martën shërbimi më i popullarizuar i shpërndarjes së videove, i cili është në pronësi të Google.

Videoklipi që i publikua më 12 janar të vitit 2017, tashmë mban një sërë rekordesh duke përfshirë arritjen më të shpejtë të dy miliardë, tre miliardë dhe katër miliardë shikimeve (për 272 ditë).

Kënga e yjeve nga Porto Rika që këndohet në spanjisht (titulli në shqip përkthehet “Ngadalë”) ka afro dy miliardë shikime më shumë se konkurrenti më i afërt, “Shape of You”, i këngëtarit britanik, Ed Sheeran.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Despacito

“Shape of You” u publikua afërsisht në të njëjtën periudhë me “Despacito” (30 janar 2017), ndërsa deri më tani numëron afro 4.1 miliardë shikime në YouTube.

Këngëtari jugkorean, Psy, ishte artisti i parë që e kaloi barrierën prej dy miliardë shikimesh në këtë platformë me këngën “Gangnam Style” (e cila u publikua në vitin 2012), ndërsa tani është videoja e pestë më e shikuar me afro 3.3 miliardë shikime.

Në vend të tretë për nga shikueshmëria është “See You Again” (mbi 4.02 miliardë) nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth, pasuar nga videoja e Masha and The Bear, “Recipe for disaster” (3.49 miliardë), kurse vendin e katërt e zë videoklipi “Uptown Funk” i Mark Ronson dhe Bruno Mars (3.47 miliardë). /Telegrafi/

Exit mobile version