Telegrafi

Desktopët e Samsung debutojnë me sistemin e prekshëm operativ Windows 8

Në lidhje me këtë, kompania Samsung sot ka debutuar seritë e reja të saj, Seritë 7 dhe 5 të desktop PC-ve me ekran të ndjeshëm në prekje apo touchscreen.

Është njejtë sikur iMac dhe iPad të kishin një fëmijë. Ekranet HD (1920 me 1080 piksel) vijnë në tri madhësi: 21.5, 23.6 inq diagonalisht. Çdo ekran mund të njoh të gjithë dhjetë gishtërinjtë përnjëherë si dhe gjestet si kapje për zmadhim. Por kjo nuk është e tëra.

Sistemi mund gjithashtu të përdor një kamerë që njeh gjestet e ndryshme deri në një metër larg. Disa prej gjesteve tjera që mund t’i dallojë kamera janë lëvizja e dorës për të ndërruar faqen e librit elektronik ose rrotullimi i dorës në anë të njejtë ose të kundërt të akrepave të orës, për të rritur ose zvogëluar zërin e muzikës ose videos.

Të gjithë modelët do të përkrahen nga sistemi operativ Windows 8, me një pamje që i ngjanë më shumë një tableti se sa një kompjuteri tradicional. /Telegrafi/