Telegrafi

Deskstar 7K4000 në shitje

Disku është i përbërë nga pesë pllaka 800-gigabajtëshe të gjeneratës së mëhershme me dendësi të shkrimit prej 446 GB për inç katrorë (qysh tani janë paraqitur pllakat me kapacitetin prej 1 TB) të cilat rrotullohen në 7,200 rrotullime në minutë. Kah fundi i vitit të kaluar kompania në shitje lëshoi edhe paksa më të ngadalshmin Deskstar 5K4000 me kapacitet të njëjtë dhe përgjysmë më pak memorie cache, të cilit pllakat i rrotullohen në 5,400 rpm. Disku i paraqitur 7K4000 momentalisht është në shitje vetëm në Japoni me çmimin prej 377 dollarë. /Telegrafi/