Site icon Telegrafi

Deskoska: Duhet të ketë Komision të Antikorrupsionit para zgjedhjeve presidenciale

Afatet kërkojnë që sa më shpejtë të miratohet ligji për parandalim të korrupsionit që të zgjidhet komisioni për antikorrupsion, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo sqaron se Qeveria e ka paraqitur më herët ligjin, por se i njëjti ka qenë i bllokuar me amendamente. Sipas Ministres, komisioni për antikorrupsion duhet të zgjidhet deri në zgjedhjet, me qëllim që ta ndjek financimin e fushatës.

“Ligji është paraqitur deri tek Komisioni Evropian për vlerësim dhe se ky ligj është me rekomandim të BE-së. Jam e vetëdijshme se disa individ janë të shqetësuar për zgjidhje të caktuar, gjegjësisht në lidhje me problemin e financimit të partive. U bëjë thirrje që ta mbështesni nevojën për ligjin, që në zgjedhjet presidenciale, por ndoshta edhe zgjedhjet parlamentare të kemi komision të antikorrupsionit e cila do të ndjek financimin e fushatës”, deklarojnë Deskoska.

Propozimi për ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave, me procedurë të shkurtuar, është vendosur në seancën e rendit të ditës në Kuvend./Telegrafi/

Exit mobile version