Telegrafi

Deskoska: Do të rishikohet hapja e Universitetit ”Damjan Gruev” (Video)

Ministrja e sapoemëruar e Arsimit, Renata Deskoska gjatë prezentimit të një pjese të punës së saj ka thënë se do të rishikohet vendimi për hapjen e Universitetit ”Damjan Gruev” dhe do të mbyllen të gjitha qendrat disperzuese të universiteteve në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Sot do të kërkojë analizë të detajuar për punën e çdo universiteti dhe për të njejtët do të vlerësojmë efikasitetin e punës për këto vite. Gjithashtu do të inicojmë mbylljen e të gjitha disperzimeve. Realisht, do të mundohem që të largojë shpenzimet e shtuara të Universiteteve dhe të gjithë institucioneve arsimore në vend.” tha mes tjerash Deskoska gjatë rastit të pranim-dorëzimit me ish-ministrin e Arsimit, Pishtar Lutfiu. /Telegrafi/