Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, para takimit të sotëm për çështjen e PSP-së, deklaroi se mund të pritet përparim nëse përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së janë të gatshëm të respektojnë rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare.
Ajo në deklaratën e dhënë për mediat para konferencës “Angazhimi i përbashkët për arritje më të mira në gjyqësi”, përsëriti edhe një herë qëndrimin se nuk pajtohet me atë që duhet të përfundojë misioni i PSP-së, duke shtuar se si shtet do të dërgohet mesazh serioz nëse mundësohet funksionimi i përhershëm i PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deskoska tha se do të bëhen përpjekje që të sigurohen dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvend, për të votuar Ligjin për Prokurorinë Publike.
Edhe gjykatësja Margarita Caca Nikollovska theksoi se PSP duhet të vazhdojë të punojë në drejtim të zbulimit të krimit.
“Nuk mund të pranojmë që materialet e përgjuara deri dje të ishin pranuar si dëshmi, ndërsa sot menjëherë të lihen anash”, tha Caca Nikollovska.
Ndryshe, sot sërish do të takohen grupet e punës së LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/