Spastrimi korrupsionit është procesi më i rëndësishëm në shtet, porositi ministrja e Drejtësisë. Renata Deskoa në fjalimin e sotëm në Sesionin e tetë të Konferencës së nënshkruesve shtetërorë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit (UNCAC).
“Korrupsioni paraqet kërcënim për demokracinë dhe qeverisjen e të drejtës. Shoqëritë me mekanizma të fuqishëm dhe të paanshëm për luftë kundër korrupsionit janë shoqëri me cilësi dukshëm më të madhe të jetës. Pastrimi i korrupsionit në shoqëri është proces shumë sfidues, por ky është procesi më i rëndësishëm në një shtet i cili çon drejt arsimit, shëndetësisë, shërbimeve administrative më të mira, qasjes më të mirë dhe të barabartë deri tek drejtësia për qytetarët tanë”, theksoi Deskoska.
Në fjalimin e saj i theksoi arritjet e Ministrisë së Drejtësisë në drejtim të përforcimit të kornizës antikorrupsion dhe implementimit të rekomandimeve të Konventës së KB-së kundër korrupsionit (UNCAC), ndërsa si arritje më të rëndësishme e theksoi sjelljen e Ligjit të ri për parandalim të korrupsionit dhe përplasjen e interesave.
Ajo shtoi se me Ligjin e ri për qasje të lirë deri tek informacionet nga karakteri publik nga muaji maj i vitit 2019, rritet qasja deri tek informacionet, ndërsa afati për marrjen e përgjigjes sipas saj, është shkurtuar dukshëm.
Si përfitim, Deskoska e theksoi edhe rritjen e transparencës në shpenzimin e mjeteve publike, veçanërisht përmes njoftimit në portalin e internetit “Financa të hapura” me të cilin opinioni ka mbikëqyrje në të dhënat për realizimin e transaksioneve buxhetore.