Site icon Telegrafi

Deskoska sjell rrymën në Konviktin e studentëve ‘Goce Dellçev’ (Video)

Ministresha e re e Arsimit dhe shkencës, Renata Treneska Deskoska, merr masa për zgjidhjen e problemit urgjent të studentëve në Konviktin shtetëror të studentëve ‘Goce Dellçev’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me intervenimin e saj bëhet ri kyçja e energjisë elektrike në Konviktin shtetëror të studentëve ‘Goce Dellçev’.

Në deklaratën e saj ajo tha se studentët tani po ndjejnë pasojat e neglizhencës dhe pakujdesisë në punën e qeverisë paraprake, duke cekur se borxhet e shumta sikur në sferat tjera kanë prekur edhe atë të arsimit ku mjetet financiare në vend se të dedikohen në sende më se të nevojshme për rrjedhë normale të jetës studentore ato janë orientuar në projekte joproduktive./Telegrafi/

Exit mobile version