Telegrafi

Deskoska-Saiti: Shoqata e gjyqtarëve do të jetë partner i zbatimit të reformave në gjyqësi

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot realizoi takim pune me Shoqatën e gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë, Xhemail Saiti.

Siç u tha nga Ministra e Drejtësisë, në takim është biseduar për reformat në gjyqësi, dhe përmirësimin e statusit të gjyqtarëve dhe sigurim për gjyqësi të pavarur, reformim të sistemit të vlerësimit dhe evoluimit të punës së gjyqtarëve, dhe efikasiteti i procedurave gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deskoska tha se do të angazhohet me bashkëpunimin me Shoqatën e gjyqtarëve duke potencuar se do të vazhdojë marrëdhënia partnere në zbatimin e reformave dhe gjyqësisë./Telegrafi/