Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, sot realizoi takim me Delegacionin e ekonomisë gjermane në Maqedoni, e përbërë nga kreu i delegacionit Patrick Martens, koordinatori i projektit Tobias Bolle dhe asistenti i projektit, Dejan Çupovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MASH njoftoi se në takim është biseduar për masat që duhet të ndërmerren për të rritur interesimin e nxënësve për shkollat e mesme profesionale dhe reformat në plan-programet mësimore të cilat duhet të krijojnë persona të rinj të cilët pas përfundimit të shkollës së mesme do të jenë persona me kualifikim dhe garues në tregun e punës.
Ministrja Deskoska theksoi nevojën e kyçjes së odës ekonomike në këtë proces me qëllim të harmonizimit të nevojave të tregut të punës dhe profilizimin e kuadrit të punës dhe ceku se investimi në modernizimin e arsimit të mesëm profesional rrit mundësitë për vende cilësore të punës për të rinjtë e vendit.
Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, këtë vit numri i nxënësve të regjistruar në gjimnaze është 6.665, ndërsa në shkollat e mesme profesionale janë regjistruar 10.023 nxënës./Telegrafi/