Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot u takua me misionin vëzhguesit të delegacionit në Asamblenë kuvendare të Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga Liza Kristoferesen dhe Valeriy Gileçi.
Tema kryesore e diskutimit ishte raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendit për vitin 2019, në kontekst të zbatimit të reformave në Ministrinë e Drejtësisë.
Deskoska i njoftoi vëzhguesit se puna e Komisionit për Antikorrupsion, e cila sapo është reformuar, po jep rezultatet të mira, ndërsa më mirë për këtë flasin procedurat të cilat i udhëheq kundër funksionarëve publik.
Deskoska tha se presin zbatimin e ligjeve të miratuara në gjyqësor./Telegrafi/