Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska u takua sot me Jeff Goldstein, përgjegjësinë e Misionit të OSBE-së në Shkup, për të diskutuar Planin 18, prioritetet e reformës në fushën e drejtësisë në Maqedoni, ku do të drejtohet puna e ministrisë në periudhën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë takimit, Deskoska theksoi se dëshironte ndryshime legjislative me cilësi të lartë, për të cilën ajo pret mbështetje dhe konsensus nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend.
Ministrja e drejtësisë tha se vendimet e ligjeve do të përgatiten nga ekspertë dhe se të gjitha vendimet do të jenë lëndë e debatit të gjerë publik me qëllimin e gjetjes së zgjidhjes afatgjate e cila do të siguron pavarësi dhe mos qasjen në gjykata.
Përveç reformave në gjyqësor, në takim u bisedua edhe për kodifikimin e ligjit penalë, Ligjit për procedurë administrative dhe Ligjit për ndihmë juridike falas. /Telegrafi/