Telegrafi

Deskoska: OBRM-PDUKM nuk ka dorëzuar amendamente, ka respektuar vërejtjet e ekspertëve

Ne biseduam rreth amendamenteve për të përmirësuar tekstin pas debatit publik me ekspertët, tha Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska pas takimit për Ligjin për Prokurorinë Publike.

“Faleminderit të gjithë atyre që paraqitën amendamente, disa thanë se do të dorëzojnë nesër, ndërsa disa nuk donin të merrnin përgjegjësinë për të dorëzuar amendamente. Unë i informova ata për vërejtjet që ishin futur në tekst, ndërsa disa ishin për korrigjim të disa pjesëve”, tha Deskoska.

Ajo tha se me siguri të hënën do të caktohet takim dhe do të bisedohet se cilat amendamente janë pranuar dhe cilat jo, ndërsa cilat do të jenë për konceptim të tekstit.

“OBRM-PDUKM nuk dorëzoi amendamente, ata lexuan vërejtje nga ekspertë të ndryshëm. Ne kemi hapur një debat rreth interpretimit të vërejtjeve dhe kemi parë që kemi mendime të ndryshme. Ne kemi kërkuar që amendamentet të paraqiten deri nesër në orën 12:00, por mbetet të shihet deri nesër”, tha Deskoska./Telegrafi/