Site icon Telegrafi

Deskoska: Nuk shoh shkelje të ligjit në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Anti-korrupsionit

“Unë nuk shoh asnjë shkelje të ligjit në procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, deklaroi se ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, e pyetur në lidhje me reagimet në opinion për zgjedhjen e Nuri Bajramit si anëtar i Komisionit për Anti-korrupsion, i cili njëkohësisht edhe baxhanak i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas Deskoskës, nëse shihet juridikisht lidhjet familjare me këtë shkallë nuk përfshihen. Por, shtoi se edhe sikur të kishte lidhje familjare, nuk do të kishte shkelje të ligjit pasi procedura ka qenë ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“T’i japim kohë përbërjes së re të Komisioni të fillojë punën dhe nga kjo do të vlerësohet nëse ka qenë zgjedhje e duhur ose ka pasur diçka pas”, tha Deskoska.

Ajo shtoi se ligji për parandalimin e korrupsionit është sjellur në mënyrë transparente dhe në konsultim me ekspertët evropian./Telegrafi/

Exit mobile version