Site icon Telegrafi

Deskoska: Nuk ka shumicë prej dy të tretave për Ligjin për prokurori

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se miratimi i ligjit për prokurori publike do të jetë një nga momentet kyçe në vendimin për hapjen e bisedimeve, duke pasur parasysh rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian.

Deskoska gjithashtu tha se të gjithë partitë politike që përpiqen për hapjen e bisedimeve duhet ta kenë këtë në mendje dhe të jenë të vetëdijshëm se në fund gjithçka çka bëjmë mund të jetë çmenduri nëse nuk japim mbështetje për Ligjin për prokurori publike.

“Ka udhëzime të qarta nga BE në lidhje me tekstin ligjor. Kuptohet se ne fillojmë nga teksti ligjor që do të ishte ideal, por nën linjat e kuqe, nga ato që do të thonë standarde evropiane në rregullim, ne nuk mund të biem, sepse atëherë do të ishte e kot miratimi i ligjit. Kjo do të thotë se ligji i cili nuk do të merr vlerësim më herët në BE, nuk do të paraqitet në Kuvend”, tha Deskoska.

Ministria e Drejtësisë tha se për momentin nuk janë siguruar shumica prej dy të tretave e deputetëve në Kuvend për tekstin ligjor që është përpunuar nga Ministria e Drejtësisë në konsultim me ekspertët ligjor./Telegrafi/

Exit mobile version