Telegrafi

Deskoska: Nëse nuk sigurojmë shumicën prej dy të tretave, do të iniciojmë ndryshimet ligjore

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska njoftoi se nëse pushteti nuk arrin që të siguron shumicën prej dy të tretave në Kuvend, do të iniciojë ndryshime për ligjin për Këshillin e Prokurorëve ose ligjet tjera. Ajo përsëriti se OBRM-PDUKM pengon vetëm që të shpëtojë funksionarët e saj nga proceset e tanishme gjyqësore.

“OBRM-PDUKM tërhiqet nga zgjidhja të cilat janë vendosur në propozim tekstin me kërkesë të tyre. Dallimi kyç është në zgjidhjen e procedurave gjyqësore të PSP-së. OBRM-PDUKM-së më shumë i intereson që t’i shpëtojnë të akuzuarit nga PSP-ja se sa një ligj cilësor. Shpresoj që kur të dorëzojnë amendamente, 80 deputetë të mbledhin forcë dhe ta mbështesin ligjin”, tha Deskoska.

Lexo po ashtu Miratohet nevoja për sjelljen e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike

Sot më Kuvend me 57 vota “për” është miratuar nevoja për sjelljen e Ligjit të ri për Prokurori Publike me procedurë të përshpejtuar./Telegrafi/