Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska njoftoi se nëse pushteti nuk arrin që të siguron shumicën prej dy të tretave në Kuvend, do të iniciojë ndryshime për ligjin për Këshillin e Prokurorëve ose ligjet tjera. Ajo përsëriti se OBRM-PDUKM pengon vetëm që të shpëtojë funksionarët e saj nga proceset e tanishme gjyqësore.
“OBRM-PDUKM tërhiqet nga zgjidhja të cilat janë vendosur në propozim tekstin me kërkesë të tyre. Dallimi kyç është në zgjidhjen e procedurave gjyqësore të PSP-së. OBRM-PDUKM-së më shumë i intereson që t’i shpëtojnë të akuzuarit nga PSP-ja se sa një ligj cilësor. Shpresoj që kur të dorëzojnë amendamente, 80 deputetë të mbledhin forcë dhe ta mbështesin ligjin”, tha Deskoska.
Sot më Kuvend me 57 vota “për” është miratuar nevoja për sjelljen e Ligjit të ri për Prokurori Publike me procedurë të përshpejtuar./Telegrafi/