Site icon Telegrafi

Deskoska: Më në fund pas katër viteve po zbatohen rekomandimet e Komisionit të Venedikut

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot tha se më në fund, pas katër viteve, janë zbatuar rekomandimet e Komisionit të Venedikut që kanë të bëjnë me Ligjin për gjykatat.

“Komisioni i Venedikut në përgjigjen e tij shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Qeverisë dhe Komisionit. Ata thonë se teksti i Ligjit për gjykatat tash është shumë më i qartë”, tha Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se në tekst thuhet se rekomandimet e tyre janë zbatuar në mënyrë të duhur duke cekur se në prioritet reformuese që janë marrë si detyrë në procesin e euro-integrimeve, vlerësim pozitiv ka marrë Ligji për gjykata nga Komisioni i Venedikut.

Ministrja e Deskoska pret që ligji të marrë përkrahjen e deputetëve.

“Këtë letër sot do ta dorëzoj deri te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që ta ndajë me deputetët dhe pres që të gjithë deputetë të cilët e kanë përkrahur procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, të japin përkrahje të ndryshimeve ligjore të propozuara”, tha Deskoska./Telegrafi/

Exit mobile version