Site icon Telegrafi

Deskoska në Bruksel: Maqedonia po kalon në një proces serioz të reformave në gjyqësor

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska u takua sot në Bruksel me Eurokomisaren për Drejtësi, të Drejtat e Konsumatorëve dhe Barazinë Gjinore në Bashkimin Evropian, Vera Yurova, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga konferenca për shtyp të qeverisë, në takim, Deskoska shpjegoi se Republika e Maqedonisë po kalon një proces reformash serioze në fushën e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ne kemi filluar skriningun dhe është shumë e rëndësishme për ne që të tregojmë rezultate të prekshme, sepse ne e dimë se kapitulli 23 është hapur së pari dhe për shkak se nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç BE-së”, tha Deskoska.

Eurokomisionarja Yurova ishte i interesuar për dinamikën e zbatimit të agjendës së reformës të Qeverisë, duke theksuar gatishmërinë e Komisionit Evropian për të mbështetur procesin e reformës.

Deskoska është pjesë e delegacionit në Bruksel, ku nga sot ka filluar skriningu për Maqedoninë dhe Shqipërinë për përgatitjen e bisedimeve për anëtarësim të plotë në Bashkimin Eropian. /Telegrafi/

Exit mobile version