Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot pati takim me eurodeputeten për drejtësi, konsumatorë dhe barazi gjinore Vera Jourova, në të cilin është biseduar për proceset e reformave që po zhvillohen në vend.
Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, në takim Deskoska ka shprehur keqardhje për mosmarrjen e datës për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut edhe krahas kësaj që rekomandimet e BE-së ishin përmbushur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deskoska potencoi se megjithatë, vendimi i tillë nuk e ndaloi procesin e reformave, i cili para që gjithash po zhvillohet për shkak të interesit të qytetarëve.
Ministrja e Drejtësisë, siç theksohet në kumtesë, ka shprehur pritje se BE-ja do ta rishqyrtojë vendimin e saj për hapjen e negociatave, dhe përmendi se ky do të jetë vendimi me të cilin do ta afrojë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së./Telegrafi/