Site icon Telegrafi

Deskoska: Maqedonia vazhdon me reformat

“Maqedonia nuk do të ndalojë në rrugën e reformave. Reformat nuk janë vetëm plotësim formalisht i standardeve për hyrje në Bashkimin Evropian, por për të mirën e qytetarëve. Kjo pritet nga ne – lufta kundër korrupsionit, sistem gjyqësor efikas dhe efektiv”, tha sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në fjalimin e saj në forumin ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE – Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë.

Deskoska theksoi se Maqedoni e ndjek agjendën reformuese e konfirmuar në strategjinë e reformave në gjyqësi 2018-2025, duke filluar nga forcimi dhe garantimi i gjyqësisë së pavarur, deri te reformat që duhet ta përmirësojnë efikasitetin në gjyqësi. Në pajtim me strategjinë dhe planin 3-6-9, ajo njoftoi ndryshime në Ligjin për gjykatat dhe në Ligjin e këshillave gjyqësorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë drejtim janë aktivitetet reformuese të ardhshme ku duhet të forcohet pavarësia, paanësia dhe përgjegjësia e gjyqësisë në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Nivel më i madh në efikasitetin e sistemit gjyqësor do ta zhvillojë cilësinë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe do ta përforcojë sundimin e së drejtës, ndërsa transparenca e përforcuar në institucionet gjyqësore do ta kthejë besimin e qytetarëve në gjyqësi”, tha Deskoska.

Krahas ministrave për drejtësi nga rajoni, në forum ka marrë pjesë edhe komisionerja e drejtësisë së Bashkimin Evropian, Věra Jourová, si dhe ministri austriak i gjyqësisë, Josef Moser./Telegrafi/

Exit mobile version