Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska realizoi takim me Katerina Nedellkoviq dhe Frederik Sandberg, ekspertë të Drejtorisë së ekzekutimit të aktgjykimeve dhe vendimeve në Gjykatën e Evropës për të drejtat e njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë takimit u tha se Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga vendet me zbatimin më të lartë të rekomandimeve të Gjykatës së Evropës për të drejtat e njeriut.
“Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe ngritja e kapaciteteve të institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është në vendin më të lartë të agjendës së vendit”, tha Deskoska.
Ministrja informoi për agjendën e reformave të Ministrisë së Drejtësisë, dhe për këtë vlerësoi bashkëpunimin e mirë me Komisionin e Venedikut, misionin e OSBE-së dhe një numër të madh ekspertësh të cilët janë kyçur në përgatitjen dhe zbatimin e vendimeve ligjore./Telegrafi/