Telegrafi

Deskoska: Ligjet për noterë dhe përmbarues nuk sjellin asnjë lehtësim për qytetarët (Video)

Deputetja Renata Deskoska e LSDM-së, përmes një konference shtypi, ka reaguar ndaj ndryshimit të ligjeve për noterët dhe përmbaruesit, që mbrëmë u votua nga koalicioni qeveritar OBRM-PDUKM – BDI, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këto ndryshime të ligjeve u votuan pas votimit të ligjeve që lidhen me zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos.

Sipas saj, këto ndryshime të ligjeve nuk do të sjellin asnjë përmirësim dhe lehtësim të gjendjes së qytetarëve dhe nuk do t’i ulin harxhimet e qytetarëve në procedurat para noterëve dhe përmbaruesve.

Deskoska bëri të ditur se me ardhjen ë LSDM-së në pushtet, do të ketë një reformim në themel në këtë sferë, që do të bazohet në parime të drejtësisë sociale./Telegrafi/