Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e ka komentuar kërkesën e OBRM-PDUKM-së në lidhje me Ligjin e ri për Prokurorinë Publike.
Ajo tha se OBRM-PDUKM-ja ka vetëm për qëllim të zvarrisë procesin, sepse një gjë të tillë nuk e ka kërkuar përpara se të takoheshin grupet e punës.
“OBRM-PDUKM-ja nuk e dorëzoi atëherë kërkesën për Joevskin por vetëm për përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve. Joevski do të thirret në debatin publik për këtë propozim-ligj dhe shpresojmë se OBRM-PDUKM-ja do e shqyrtojë vendimin”, tha Renata Deskoska.
Përfaqësuesit e opozitës maqedonase sot e lëshuan takimin, pasi kërkuan që edhe kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski të jetë prezent në bisedimet për Ligjin për Prokurorinë Publike./Telegrafi/