Site icon Telegrafi

Deskoska: Jo vetëm pasuria, do të hetohet edhe ndikimi i gjyqtarëve, avokatëve dhe grupeve lobuese

Ministrja e Drejtësisë për “Makfax” tha se ideja e një vetingu në gjyqësor nuk do të përfshi vetëm ekzaminimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe ndikimin e mundshëm të qendrave të ndryshme të pushtetit. Arratisjet e të akuzuarve ishin një nga motivet për të propozuar procesin e vetingut.

“Që të mund të shpjegojmë pse disa raste trajtohen ashtu si trajtohen, duhet të shohim nëse ka ndikim pas atyre rasteve, nëse ndikojnë politikanët, aktualë, të mëparshëm, nëse ndikojnë avokatët, nëse ndikojnë në to nëntoka kriminale, grupet e lobimit, qendra të fuqishme biznesesh”, tha Deskoska.

Deskoska tha se është e rëndësishme që vetingu të bëhet e besueshmëri.

“Duhet të jetë një proces të cilit të gjithë do t’i besojnë. Përfaqësuesit e institucioneve evropiane gjithashtu duhet të jenë të pranishëm këtu, të kenë jo vetëm monitorim por edhe pjesëmarrje aktive të personave nga institucionet evropiane, përveç antikorrupsionit dhe njerëzve që e kuptojnë gjyqësorin … “, tha Ministrja./Telegrafi/

Exit mobile version