Telegrafi

Deskoska: Jam e dëshpëruar nga Janeva, dëshpëroi gjithë qytetarët

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se është e dëshpëruar nga sjellja e ish-kryeprokurores së PSP-së, Katica Janeva, e cila është e akuzuar në lëndën ‘Haraçi’.

“Mendoj se një ndër arsyet kryesore të mosbesimit të qytetarëve në gjyqësi ishte edhe kjo që ndodhi me atë. Domethënë, qytetarët e mbanin atë në tesha, dhe menjëherë, gruaja e cila ishte sinonimi i drejtësisë, ra aq poshtë sa që i dëshpëroi të gjithë qytetarët dhe pritjet e tyre”, tha Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deskoska pret që të gjithë të përfshirët në rastin ‘Haraçi’ të përgjigjen para drejtësisë.

Ajo gjithashtu tha se do të angazhohet për veting dhe se gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm nuk duhet të frikësohen gjatë zbatimit të procesit.

“Qëndrimi është i qartë si kristal se po angazhohemi për veting. Mendoj se nuk duhet frikë tek gjyqtarët e ndershëm, as tek prokurorët e ndershëm për ndonjë keqpërdorim gjatë procesit të vetingut”, deklaroi Deskoska./Telegrafi/