Telegrafi

Deskoska falënderon të punësuarit në Ministrinë e Drejtësisë, i kthehet universitetit

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sërish do të ligjërojë në Fakultetin Juridik në Shkup.

Deskoska deri tani ishte ministre në qeverinë e Zoran Zaevit në Arsim dhe SHkencë dhe më pas ministre e Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dita e fundit në Ministrinë e Drejtësisë falënderoj të gjithë punonjësit të cilët punuan dhe investuan në reforma në fushën e drejtësisë. Me dijen dhe entuziazmin e tyre kontribuuan për vlerësimet poziive që i kishim dhe mundësuan hapjen e bisedimeve me BE-në”, tha mes tjerash Deskoska.

Ndryshe, Renata Deskoska po ashtu është anëtare e Komisionit të Venedikut si përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/