Telegrafi

Deskoska: Dekretet mund të kenë efekt juridik edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Dekretet mund të kenë efekt juridik edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, thotë Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dekretet ligjore janë akte që janë në të njëjtin nivel me ligjet dhe vetë emri tregon që ato kanë fuqi të barabartë juridike, dhe parimi themelor ligjor është që ju të mund të ndryshoni, plotësoni, pezulloni një akt me një akt që ka të njëjtën forcë juridike. Prandaj, është e qartë për të gjithë se në një situatë kur nuk ka Kuvend aktiv, Qeveria në përputhje me nenin 126 të Kushtetutës, merr përsipër funksionin normativ përmes rregulloreve me forcë ligjore, e cila rregullon rrethanat e reja, në mënyrë që të sigurojë një përgjigje efektive ndaj problemeve”, tha Deskoska për AIM-në.

Për çështjen e vlefshmërisë së dekreteve me fuqi ligjore, siç theksohet nga Ministri i Drejtësisë, Komisioni i Venecias gjithashtu është shprehur se pranon që masa të caktuara të miratuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mund të kenë efekt juridik pas përfundimit të saj.

Në këtë kontekst, Deskoska theksoi se, dje Qeveria miratoi disa dekrete me fuqi ligjore në fushën e arsimit që lejojnë regjistrimin e studentëve në fakultete, pa provim të maturës shtetërore./Telegrafi/