Site icon Telegrafi

Deskoska: Amnistia eventuale duhet të zgjidhet në trupin e pajtimit në Kuvend

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska për mendimin negativ të Qeverisë për propozimin e OBRM-PDUKM-së për amnisti për ngjarjet e 27 prillit tha se “ligji që është në procedurë kuvendare me propozim të deputetëve të OBRM-PDUKM-së është ligj që është shumë gjithëpërfshirës, jep amnisti të çfarë do lloji dhe konsiderojmë se kjo nuk është rruga e drejtë për zgjidhjen e kësaj çështje”.

“Amnistia që përfshihej në atë ligj ishte i gjerë, kështu që qëndrimi ishte se amnistia eventuale dhe çështje të tejra të atij lloji duhet të zgjidhen në kuadër të trupit për pajtim në Kuvend”, tha Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raport se si do të bëhet selektimi për 27 prillin, duke parë parasysh se të gjithë janë të akuzuar për kërcënim terrorist, dhe nëse do të ketë rikualifikim të veprës për ata që do të amnistohen, Deskoska tha se mund të hiqen disa vepra të caktuaar që nuk do të përfshihen në amnisti.

Qeveria e Maqedonisë në mbledhje solli mendim negativ për Propozim-ligjin për amnisti për personat të dyshuar, akuzuar dhe të gjykuar për ngjarjet në Kuvend vitin e kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version