“Amendamentet e OBRM-PDUKM-së kanë për synim për të shkatërruar Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe t’i ndërpresin të gjitha procedurat”, thotë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, lidhur me 65 amendamentet e opozitës maqedonase për Ligjin për prokurorinë publike.
“Me ato amendamente po shkatërrohet PSP-ja, ndërpritet hetimi, procedurat parahetimore dhe procedurat të cilat i ka ngritur PSP-ja. Këto nuk janë amendamente të cilat mund ta përmirësojnë tekstin e ligjit”, ka deklaruar Deskoska për TV21.
Ajo nuk është optimiste se do të arrihet ndonjë marrëveshje me OBRM-PDUKM-në.
“Nuk jam optimiste në proces, do të doja që OBRM-PDUKM të më demanton. Megjithatë nuk tërhiqem nga procesi i bisedimeve, por jam e vetëdijshme për interesat që i kanë dhe se për ata këto interesa janë para interesave të qytetarëve”, theksoi Deskoska./koha.mk/