Telegrafi

Desiigner: Kam paguar vetëm 200 euro për “beatin” e “Panda”

Hip hop ylli i ri botëror, Desiigner, i njohur për mega hitin e tij, “Panda”, ka folur rreth faktit se si e krijoi këtë hit.

Jo i njohur në fillim, “Panda” ishte projekti që e katapultoi atë në skenën e madhe të hip hopit botëror.

Shpesh i kritikuar pse këndon ngjashëm sikur Future, Desiigner kurrë nuk e pranoi krahasimin, duke thënë se është i veçantë në stilin e tij.

Ai tregoi se instrumentali i këngës “Panda” i kushtoi vetëm 200 euro, shkruan Telegrafi.

“Bashkëvendasit e mi, bashk me ta ishim duke pirë shumë marijuanë, dhe duke luajtur GTA, shokët e mi lëshuan të dëgjojmë një instrumental nga kompjuetari dhe kjo zuri veshin e të gjithëve”.

“Unë gjithmonë isha ai djali që kam realizuar tekstet dhe kam bërë rap nga instrumentalet në lagje. U thashë djemve të presin dy ditë. Instrumentali ishte në YouTube, një beat tipik i Lloyd Bnks dhe dy ditë më vonë e lansova dhe ja ku jemi”, potencoi Desiigner. /Telegrafi/