Telegrafi

I dështuan frenat, goditi një makinë që kishte para në pistë – detaje nga aksidenti i së hënës i një aeroplani në linjën Sarajevë-Zagreb

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Zagrebit të hënën ka ndodhur një aksident i një aeroplani i cili supozohet se ka pasur probleme me frenat.

Siç raportojnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një aeroplan SAAB 340 me numër regjistrimi HA-TAD të kompanisë Fleet Air International.

Po sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i ngarkesave në fluturimin RAC9001 nga Sarajeva për në Zagreb u ul në pistën e aeroportit të Zagrebit në orën 19:00 me orën lokale dhe po shkonte drejt pozicionit të parkimit.

Sipas informacioneve që disponon AvioRadar, frenat e aeroplanit kanë dështuar dhe ai një mjeti të cilin ndiqte përpara terminalit të mallrave të aeroportit.

Gjithashtu sipas informacioneve të pakonfirmuara, aeroplani ka pasur rrjedhje vaji hidraulik.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa nuk dihen dëmet e shkaktuara.

Bëhet fjalë për një aeroplan 34-vjeçar që mban një linjë të rregullt “cargo” mes Zagrebit dhe Sarajevës.

Siç ka konfirmuar për AvioRadar kryehetuesi i aksidenteve me aeroplan, Danko Petrin, për incidentin është raportuar në Agjencinë për Hetimin e Aksidenteve në Komunikacionin Ajror, Detar dhe Hekurudhor dhe po procedohet sipas rregullave. /Telegrafi/