Site icon Telegrafi

Dështuan me Ederson dhe De Bruyne, arabët përgatitin ofertë të madhe për një tjetër yll të Cityt

Klubet arabe po tentojnë me çdo kusht transferimin e lojtarëve më të mirë që luajnë në kampionatet më të forta evropiane.

Manchester City i ka rezistuar ofertave për dy yjet e skuadrës si portierin Ederson dhe mesfushorin Kevin de Bruyne nga klubet arabe.

Megjithatë kampioni në fuqi i Anglisë tani duhet të mendojë për ta blinduar edhe mbrojtësin veteran Kyle Walker.

Është gjiganti arab Al-Hilal që po kërkon me çdo kusht transferimin e mbrojtësit të djathtë në Superligën e Arabisë.

Mediat në Angli kanë raportuar se klubi arab është gati t’i ofrojë anglezit një pagë prej 15 milionë eurove neto në sezon, që është tre herë më e lartë se sa fiton ai te City.

34-vjeçari po mendon këtë ofertë dhe gjatë ditëve të ardhshme mund të vendos për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version