Site icon Telegrafi

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Foto: Arkiv

Votimi për kryesuesin e Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, është shpallur i pavlefshëm.

Nga tre kandidatët për kryesues, asnjëri prej tyre nuk ka siguruar 46 votat e nevojshme, kështu që konkursi duhet të rishpallet.

Bastri Sallahu, Ibrahim Krasniqi dhe Merita Shaqiri-Berisha ishin kandidatët në garë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se edhe pas raundit të dytë të votimit, ky konkurs duhet të rishpallet meqë është i pasuksesshëm.

“Në votim kanë marrë pjesë 90 deputetë, por asnjëri nga deputetët nuk i ka marrë 46 votat e nevojshme. Rrjedhimisht, ky votim është i pasuksesshëm dhe i gjithë konkursi duhet të rishpallet”, tha Osmani.

Në raundin e dytë të votimit, Bastri Sallahu mori 39 vota, ndërsa Merita Shaqiri-Berisha nga 25 vota. /KP/

Exit mobile version