Site icon Telegrafi

Dështon zgjedhja e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar të zgjidhet gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese.

Në raundin e tretë të votimit, votuan 94 deputetë, ku shtatë fletëvotime ishin të pavlefshme.

Kandidati Vigan Qorolli mori 49 vota kurse Haxhi Xhemajli mori 38 vota, transmeton Telegrafi.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme prandaj konkursi do të përsëritet.

Me përfundimin e numërimit të votave, përfundoi edhe seanca plenare e Kuvendit të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version