Site icon Telegrafi

Dështon vjedhja në një postë në Veleshtë të Strugës

Persona të panjohur dje kanë prerë grilat e hekurta dhe me dhunë e kanë hapur derën hyrëse të aluminit në postën në Vleshtë të Strugës, pas çka kanë hyrë brenda dhe nga njëra hapësirë kanë marrë një arkë metalike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon MPB, më pas me përdorminin e një dërrase e kanë shtyer nëpër shkallë deri në rrugën e asfaltuar, ku e kanë lënë dhe pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në praninë e ekipit nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Strugë, arka metalike është hapur nga udhëheqësi i postës, me çrast është konstatuar se kryerësit nuk kanë arritur ta hapin.

Po ndërmerren masa për gjetjen e personave dhe për zbardhje të plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version