Telegrafi

Dështon transferimi i Kaka te Milani

Ndërkohë që Footbal Italia raportonte se braziliani është pranë arritjes së marrëveshjes, Sky Sport Italia citon Gallianin të ketë thënë se bisedimet kanë dështuar.

Shefi ekzekutiv i Rossonerëve ka deklaruar se klubi i tij është tërhequr nga bisedimet me Real Madridin për 30-vjeçarin.

“Bisedimet për Kaka kanë dështuar. Është e pamundur të kompletohet marrëveshja për arsye fiskale”.

“Marrëveshja dështoi para një ore. Ne ishim marrë vesh për gjithçka tjetër”, u ka thënë Galliani gazetarëve. /Telegrafi/