Koreja e Veriut është përpjekur për lansuar një raketë në afërsi të Sinpo, në bregun e saj lindor, por një tentim i tillë ka dështuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Po sipas mediave të huaja, ka qenë Ushtria e Koresë së Jugut ajo që ka thënë se ka zbuluar lansimin e dështuar, por nuk ka pasur detaje të tjera menjëherë në dispozicion.
Ky lajm vjen pas tensioneve në rrijte mbi rritjen e fuqisë bërthamore të vendit të udhëhequr nga diktatori Kim Jong-un.
Presidenti amerikan Donald Trump u zotua se do të “kujdeset” rreth kësaj çështje, pas sulmit të tij të papritur me raketa në Siri, pas përdorimit të armëve kimike nga ky vend.
Më herët Koreja e Veriut zbuloi raketat balistike gjatë një shfaqje të ushtrisë së vendit, ku Kim Jong-un paralajmëroi një “sulm asgjësues” nëse SHBA-të provojnë ta sulmojnë vendin e tij.
Raketat balistike (ICBM), të cilat Pheniani pretendon se mund të udhëtojnë mijëra milje, kanë rritur shqetësimet se shteti i fshehtë po përgatitet për një sulm të mundshëm në Uashington, pasi ato parakaluan gjatë ditës së festimeve të “Ditës së Diellit” në këtë vend. /Telegrafi/