Telegrafi

Dështon tenderi për operatorin e katërt celular në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri ka njoftuar se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka s’kualifikuar njërën nga kompanitë. Në garë kanë qenë dy shoqëri përkatësisht kompania nga Shqipëria “Univers PG” dhe ajo kosovare “PTK”.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nuk ka bërë publike emrin e kompanisë së s’kualifikuar, por vetëm ka njoftuar se ajo nuk ka plotësuar kërkesat për kualifikim, të përcaktuara në dokumentin e tenderit. Mësohet se kompania e diskualifikuar është ajo nga Shqipëria "Univers PG", ndërkohë e kompani e vetme në garë ka mbet PTK-ja. Në kushtet e mungesës së konkurrencës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka ndërprerë procedurën e tenderit.

Ky institucion gjithashtu ka deklaruar, se hapat e mëtejshëm do të ndërmerren pas përfundimit të afatit të ankimit nga kompanitë në fjalë.

Ndryshe në garë për operatorin e katërt mobil në Shqipëri ishin “Univers PG”, kompani shqiptare me partnere kompaninë afrikane “Telmar”, e cila ofroi 5 milionë euro, kompania e dytë ishte PTK me partnere “ACI” që ofroi 7.2 milionë euro dhe kompania e tretë ishte suedezja “Tele 2” e cila nuk bëri ofertë por thjesht paraqiti planin e biznesit të saj.

Futja në treg e kompanisë së katërt të telefonisë mobile në Shqipëri pritet të rrisë më tej konkurrencën. Aktualisht në këtë treg ofrojnë shërbimet e tyre kompanitë “AMC”, “Vodafon” dhe “Eagle mobile”. Sipas të dhënave zyrtare, tregu i telefonisë celulare në vendin tonë numëron rreth 2.5 milionë abonentë. /Telegrafi/Balkaweb/