Telegrafi

Dështon të ngjitej në breg, rrëshqet teposhtë dhe godet dy herë veturat e parkuara (Video)

Shoferi i njohur vetëm me mbiemrin Li, ka dështuar të ngjitej nëpër një breg që ndodhej në një zonë të Shapingba të Kinës.

Por, në momentin që binte teposhtë, nuk mund të evitonte përplasjen për veturat që ishin të parkuara poshtë, transmeton Telegrafi.

Makina e Tij SUV, që është mjaftë e rëndë, u ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme katër veturave.

Gjatë intervistës, Li u ka thënë policëve se po i ndërronte shpejtësi dhe nuk mundi të shmangte rrëshqitjen. Për këtë aksident, ai detyrohet të paguajë 3,500 euro. /Telegrafi/