Me dy gola të shpejtë të shënuar në gjysmën e dytë (52’ dhe 56’), përmes Morais dhe Manduca, skuadra mysafire doli fituese për t’ia lehtësuar vetes punët për ndeshjen e kthimit.
Gjasat e Skënderbeut për të vazhduar tutje janë minimale, duke qenë se ndeshjen tjetër e zhvillon si mysafir, ndërsa ka disavantazh prej dy golash. /Telegrafi/